Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë publike kandidatin e kësaj partie për kryetar të Gjilanit.
Ai sot ka pritur në takim kryetarin e ri të AAK-së në Gjilan, Agim Zuzaku., ku përveç se njoftoi se me Zuzakun kanë shkëmbyer mendime për planet e Aleancës në Anamoravë dhe në nivel vendi, ai njëherit bëri të ditur edhe kandidimin e Zuzakut për kryetar të Gjilanit.
“Kam kënaqësinë të ju informoj se kandidat për kryetar të Gjilanit në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm, do të jetë Agim Zuzaku. Duke u bazuar në punën e tij si ish-drejtor i Zhvillimit Ekonomik, dhe si profesionist i ekonomisë, them se qytetarët e Gjilanit janë me fat që kanë një kandidat të tillë si Agimi”, njofton Haradinaj përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.
Ai gjithashtu shkruan se Anamorava e në përgjithësi, e Gjilani veçmas, janë prekur direkt nga qeverisja e Aleancës.
Ja njoftimi i plotë i Haradinajt:
Prita në takim kolegun tim, kryetarin e ri të AAK-së në Gjilan, Agim Zuzaku. Shkëmbyem mendime për planet e Aleancës në Anamoravë dhe në nivel vendi.
Po ashtu, kam kënaqësinë të ju informoj se kandidat për kryetar të Gjilanit në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm, do të jetë Agim Zuzaku. Duke u bazuar në punën e tij si ish-drejtor i Zhvillimit Ekonomik, dhe si profesionist i ekonomisë, them se qytetarët e Gjilanit janë me fat që kanë një kandidat të tillë si Agimi.
Anamorava në përgjithësi, e Gjilani veçmas, janë prekur direkt nga qeverisja e Aleancës.
Urime Agim!