Agjencia Kadastrale kërkon nga Qeveria përkrahje sa i përket ligjeve për kadastër dhe infrastrukturë

Prishtinë | 08 Dhj 2020 | 12:33 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeshefi i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës miratimin e dy ligjeve, atë për Kadastër dhe Infrastrukturë, raporton Ekonomia Online.

Ai këtë kërkesë ia ka shprehur zëvendëskryeministrit, Besnik Tahirit, gjatë një takimi që kanë zhvilluar të martën, më rastin e 20- vjetorit të themelimit të Agjencisë Kadastrale të Kosovës.

“Në gjithë këtë punë  kemi edhe sfida, dhe jemi duke administruar me sukses. Ka kërkesa për produkte dhe shërbime më specifike. Unë kërkoj që Qeveria të na përkrahë sa i përket dy ligjeve për kadastër dhe infrastrukturë.

Ndërsa, zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, ka përgëzuar këtë institucion për punën e bërë, duke thënë se në planin legjislativ të Qeverisë për vitin 2021, janë paraparë edhe këto dy ligje për Kadastrën.

” Në aspektin e rolit të Qeverisë sa i përket kornizës ligjore janë në proces dhe do të jenë pjesë e agjendës legjislative për vitin 2021. Vendet që nuk i kanë saktësuar aspektet pronësore i tejkalojmë më lehtë. Me punën e juaj kemi bazë të dhënave elektronike ku mund të konkurroj me cilindo vend të Evropës Juglindore”, tha ai.

Avni Ahmeti ndau mirënjohje për zëvendëskryeministrin Besnik Tahiri dhe lansoi logon e re.

Të ngjashme