Agjencia për Barazi Gjinore/Zyra e Kryeministrit, dënon ashpër vrasjen e gruas në Peje nga ana bashkëshortit. Ky është një akt kriminel i cili duhet të dënohet sa më pare.
Aktet e tilla janë të papranueshme për shoqërinë tonë dhe duhet të dënohen penalisht. Kërkojmë që rastet e tilla te mos përsëriten derisa kërkohet një vëmendje e shtuar nga institucionet përkatëse të sigurisë dhe drejtësisë. ABGJ kërkon që forca e ligjit, shtetit të së drejtës,të veproj në mënyre që rastet e tilla të mos përsëriten dhe aktert e këtyre krimve të dënohen ne pajtim me ligjin