Agjencia për Forenzikë merr donacion pajisje për analizën e ADN-së, Olluri: Ndihmesë për identifikimin e personazheve të zhdukur

Prishtinë | 11 Tet 2023 | 15:26 | Nga Erolinda Suhogrella Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Agjencia e Kosovës për Forenzikë ka pranuar donacion nga Iiternational, Comision for Mising Person (ICMP), raporton Ekonomia Online. Donacioni kap vlerën prej 15 mijë euro dhe do të shërbejnë për kryerjen e analizave të ADN-së.

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Forenzike, Blerim Olluri falënderoi ICMP-in për donacionin. Sipas tij, këto mjetet do të përmirësojë shërbimet dhe do të rrisin kapacitet brenda këtij institucioni.

Ai ka sqaruar se pajisjet e teknologjisë së fundit, përveç që do të përdoren për rastet e thjeshta penale do të iu ndihmojnë edhe për identifikimin e personazhe të zhdukur përmes analizës së ADN-së.

“Sot pranuam instrumente që janë shumë të rëndësishme, pajisje e teknologjisë së lartë e akredituar sipas standardeve ndërkombëtare. Këto pajisje do të ndihmojnë jo vetëm në rastet e thjeshta penale, por edhe për identifikimin e personazhe të zhdukur përmes analizës së ADN-së”.

“…donacion prej 15 mijë euro është për fillim, është konfirmuarës do të ketë ndihma edhe vitin tjetër. Janë katër pajisje që do të ndihmojë në kryerjen e punës profesionale. Pajisjet janë të teknologjisë së fundit, të cila do të ndihmojnë në kryerjen më të shpejtë të rasteve. Këto pajisje i kemi për herë të parë, ne jemi të standardizuar, por kjo është një ndihmë shtesë”.

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, tha se pajiset e dhuruar nga ICMP do të ndihmojnë Agjencinë të identifikojnë më shumë se 1 600 persona të zhdukur.

“Shpresoj se kjo ndihmë të cilën po i’a japim Agjencisë së Kosovës për Forenzikë do të shërbejë në identifikimin e mbi 1 mijë e 600 personave të cilët ende janë të pagjetur”.

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, ICMP-ja e ka ndihmuar Kosovën në vazhdimësi dhe se ka qenë krah i djathtë në identifikimin e personave të zhdukur, raporton EO.

Sipas tij, analiza e ADN-së është shumë e rëndësishme ngase në të kaluarën identifikimi është bërë në mënyre klasike.

“Ky është një donacion që do të ndihmojë në punën e Agjencisë. ICMP-ja në vazhdimësi e ka ndihmuar Kosovën dhe jemi partner në identifikimin e personave të zhdukur. ICMP-ja ka qenë krah i djathtë për ne me pajisje për identifikimin e këtyre personave”.

“Analiza e ADN-së është shumë e rëndësishme, ngase në të kaluarën identifikimi është bërë në mënyrën klasike që nuk ka qenë mënyra më e mirë e mundshme. Ne kemi nevojë që ky Agjencia të bëhet edhe më e fuqishme. Faleminderit, me të vërtetë i’u jemi mirënjohës”.

Të ngjashme