Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i shoqëruar nga drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Shqipe Zogu dhe shefin e Kabinetit, Flamur Curri, kanë pritur në takim drejtorin e Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, Bislim Zogaj dhe drejtorin e DFSHP-së, Adnan Elshani me të cilët ka biseduar për projektet të cilat do të implementohen në Komunën e Drenasit.
Lladrovci është informuar për projektet të cilat do të implementohen në Drenas, ku do të financohen nga kjo Agjenci dhe gjithsejtë do të jenë 8 projekte dhe kanë kërkuar nga Lladrovci dhe Komuna për t’i ndihmuar në zgjidhjen e çështjeve pronësore.
Lladrovci ka falënderuar të pranishmit për takimin dhe për projektet të cilat janë menduar të realizohen ne Drenas, që kanë të bëjnë ruajtjen dhe trashëgimin e vlerave historike të luftës së fundit në Kosovë dhe është zotuar se do të ofrojë bashkëpunimin e duhur sipas Ligjit për jetësimin e këtyre projekteve që janë ne interesin e përgjithshëm të qytetarëve të Drenasit.
Projektet të cilat do të implementohen ne Drenas nga Agjencia ne bashkëpunimi me Komunën e Drenasit janë; Ndërtimi i Kullës së Heronjve Fehmi Lladrovci dhe Xhevë Krasniqi- Lladrovci në Gllanasellë; Mirëmbajtja e varrezave të dëshmorëve në fshatin Gllanasellë, Vërboc, Çikatovë e Re dhe të Vjetër dhe varrezave të tjera të Dëshmorëve si dhe ndërtimi i pllakës përkujtimore në varrezat e Çikatovës së Vjetër; Mirëmbajtja e varrezave të dëshmorëve në fshatin Negroc; Ndërtimi i Memorialit “Masakra e Familjes Deliu dhe Mulliqi” në fshatin Abri; Ndërtimi i lapidarit të Dëshmorëve të UÇK-së në Komoran; Mirëmbajtja e Kompleksit Memorial “Masakra e Familjes Ahmeti” në Likoshan; Ndërtimi i lapidarit të Dëshmorëve në Korroticë të Ulët dhe Konservimi i Shtëpisë ku është kryer Masakra në Poklek të Vjetër.