Njohësi i proceseve evropiane, profesori Vigan Qorrolli, ka vlerësuar se agjenda europiane e Kosovës ka stagnuar për shkak të zhvillimeve të fundit.
Ai ka thënë se zgjerimi i Unionit Evropian me anëtarë të rinj tani për tani është një mision i pamundur prandaj, sipas Qorrollit, edhe perspektiva Evropiane e Kosovës është zbehur.
Në një intervistë për “Epokën e re”, ai ka thënë se, bazuar në gjendjen aktuale, liberalizimi i vizave është i vështirë se do të ndodhë në vitin 2017.
Sipas Qorollit, kushdo që emërohet në krye të Ministrisë së Integrimit Evropian, liberalizimi i vizave prapë do të vonohet dhe do ë stopohet nga faktorët e jashtëm të cilët nuk kanë në disponim për t’ia dhënë Kosovës rrugën që e meriton.