Edhe një zëvendësministër – Vigan Qorrolli “rehatohet” në Ministrinë e Drejtësisë

Prishtinë | 07 Kor 2023 | 22:53 | Nga Ekonomia Online

Qeveria Kurti po vazhdon të rrisë numrin e zëvendësministrave.

Kryeministri Albin Kurti ka nënshkruar të premten në mbrëmje emërimin e Vigan Qorrollit, zëvendësministër të Drejtësisë.

“Duke e uruar për detyrën, Kryeministri Kurti i dëshiroi z.Qorrollit suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Qorolli më parë ka qenë shef i kabinetit në Ministrinë e Drejtësisë, kur ministër i këtij dikasteri ishte Hajredin Kuçi i PDK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme