Ti thuash “Jo” një skuadre si Juventusi është e papranueshme për shumë futbollistë por jo për Elseid Hysaj. Mbrojtësi shqiptar është një nga futbollistët më të kërkuar në tregun e lojtarëve dhe sipas agjentit të tij, një vit më parë i ka thënë “Jo” një ofertë të bardhezinjve.
“Para se të nisej për pushimet e tij, ai ishte i qartë: ” Nuk është prioriteti im të largohem nga Napoli. Ai ka një klauzolë lirimi prej 50 milion eurosh, e cila vlen vetëm për klubet e huaja, e cila skadon më 5 korrik dhe shumë klube më pyesin se si po ecën me Azzurët. Unë u përgjigjem atyre të gjithëve që ne e shohim atë në fanellën e italinëve përsëri në sezonin e ardhshëm.
“Ka një marrëdhënie të shkëlqyeshme me Sarrin. Një vit më parë ai më tha të injoroj ofertat e Juventusit sepse ai donte të fitonte Scudetton këtu.”-pohoi Mario Giuffredi për “Il Mattinos”.
Ylli shqiptar ka qenë i lidhur me një kalim tek Chelsean këtë verë, por edhe nëse ish-trajneri Maurizio Sarri shkon në Stamford Bridge duket se do të qëndrojë sërish tek Napoli.