Agjenti i Lukaku tregon arsyet e largimit të tij

Prishtinë | 13 Gus 2021 | 20:42 | Nga Ekonomia Online

Agjenti Federico Pastorello e ka lëshuar një deklaratë për transferin 115 milionë euro të Romelu Lukaku, duke siguruar tifozët se kjo nuk ka të bëjë më para pasi që Chelsea “është në mendjen e tij që disa vite” por po ashtu ka konfirmuar drejtorët e Interit kanë luftuar kundër pronarëve që ta bllokojnë këtë lëvizje

Sulmuesi është kritikuar ashpër nga shumë tifozë zikaltër për largimin e tij, pak muaj pasi që Inter fitoi Scudetton, të cilët shlyen muralin e tij jashtë stadiumit “Giuseppe Meazza”.

Ai po ashtu ka theksuar se ai ka marrë “kërcënime” dhe fyerje, bashkë me Lukaku, por ka vendosur që ta bëjë të qartë pozicionin e tij në një deklaratë që e ka lëshuar edhe në gjuhën italiane edhe në atë angleze.

“Narracioni që transferi i Lukakusë ka qenë i ‘orkestruar’ dhe i ‘detyruar’ për interesa financiar – dërgon në një rrugë totalisht të gabuar”.Reklamë

“Kjo vjen në kohën kur kurrë Lukaku nuk ka shpreshur ndonjë shqetësim apo pakënaqësi për përvojën e tij në Internazionale, kontratën e tij apo ndodhive që i njohim shumë mirë në klub. Interesi i Chelsea e preku në shpirt Romelun që nga momenti i parë, sepse ky klub do të thotë shumë për të sepse ai unik dhe special”.

“Në ditët e fundit e kam parë një video nga 2009 i cili si 16 vjeçar e ka vizituar stadiumin Stamford Bridge, ai u fascionua dhe u betua që një ditë do të dëshironte të luante në atë fushë. I kam rekomanduar të gjithëve që ta shikojnë atë me qetësi: është impresive që si një 16 vjeçar qysh atëherë po e vizatonte të arsdhmen e tij”.

“Ai dëshironte ta vishte atë fanellë, arriti ta bënte atë kur ishte vetëm 18 vjeçar dhe fatkeqësisht ai u largua para se ai të linte gjurmë dhe të fitonte diçka të rëndësishme”.

“Kjo sfidë mbeti si një brengë në zemrën dhe mendjen e tij gjatë këtyre viteve. E kur ishte pothuajse e papritur, mundësia që ta provojë përsëri erdhi – në moshën 28 vjeçare pas dy sezoneve si lojtari kryesor me FC Internazionale – ai pothuajse nuk e besonte. Ishte një mundësi që ta përmbush një rreth të tërë shembulli profesional që ai është, kështu që vendosi se ishte koha që ta pranonte përsëri këtë sfidë”.

“Besoni apo jo, ndikimi i tifozëve dhe lidhja e tij speciale me qytetin e Milanit e bëri atë ta mendojë atë për një kohë të gjatë: por pastaj, kur ai e merre vendimin, ai e bën këtë me bindje dhe vendosmëri”.

Pastorello po ashtu ka konfirmuar raportet që drejtorët e Interit dhe trajneri Simone Inzaghi kanë luftuar fuqishëm kundër idesë së largimit nga Lukaku, por ai nuk e përmend presidentin e klubit, Steven Zhang apo pronarët e klubit, Suning.

Është raportuar që ata e kanë kundërshtuar fuqishëm presidentin Zhang dhe firmën kineze dhe kanë dëshiruar që ta mbajnë belgun në skuadër.

“Sa i përketë FC Internazionale, mund të garantojë që CEO i sportit, Giuseppe Marotta, drejtori sportiv Piero Ausilio – si dhe trajneri Simone Inzaghi, me të cilin punuam personalisht dhe ata bën gjithçka që ky transfer të mos ndodh”.

“Mirëpo, janë disa rrethana që shkojnë më larg se vendimmarrja dhe kjo varët nga rregullat që vënë pronarët”.

“E përfundoi mendimin tim me një refleksion ashtu si dy vite më parë kur Romelu Lukaku nënshkroi për Internazionale. Në atë kohë shumë nga ata të cilët me fyejnë dhe kërcënojnë mua, me falënderuan me zemër që e solla atë në Milan”.

“Nëse ata do të thoshin: Romelu, pasi shënove më shumë se 60 gola në dy sezone, solle klubin në maje me shokët e juaj, luajte në finale të Europa Ligës dhe fitove ligën e Italisë që ju nuk e keni bërë që nga viti 2010, ishe lojtari më i mirë në Europa Ligë dhe Serie A, do të largohesh nga Zikaltërit duke i sjell një shumë rekorde të klubit në tregun italian të futbollit; çfarë do të kishit bërë? A do të nënshkruanit me të apo jo?”.

Të ngjashme