Jorge Mendes ka thënë se Lionel Messi nuk është dashur ta fitojë Topin e Artë në këtë vit.
Agjenti tashmë i njohur portugez, që ka nën udhëheqjen e tij, Cristiano Ronaldon, ka thënë se argjentinasi nuk ka bërë ndonjë gjë të madhe që ta fitojë këtë vit trofeun më të çmuar individual.
Për më shumë, Mendes ka deklaruar se po të ishte CR7 ende te Real Madridi, do ta fitonte Topin e Artë.
“Nuk ishte vendimi i duhur që ai (Messi) ta fitonte Topin e Artë. Gjithmonë nëse e shikojmë nga aspekti i trofeve që ka fituar”, ka thënë fillimisht Mendes kë ceremoninë e Golden Boy që u mbajt në Torino.
“Ciristiano është lojtari më i mirë në botë. Para tij, Portugalia nuk ka fituar asgjë, dhe me të, ata kanë fituar Kampionatin Evropian dhe Ligën e Kombeve”.
“Ai e ka transformuar botën e futbollit. Kur ju keni folur për Portugalinë, keni folur për një vend të vogël, por ai e ka transformuar atë”.
“Vitin e ardhshëm, mendoj se ai do të arrij numrin e 110 golave për Portugalinë dhe besoj se do ta fitojë Topin e Artë”, ka shtuar më tej ai.
Messi fitoi Topin e Artë të gjashtë në karrierë, duke lënë pas vetës Ronaldon që ka fituar pesë sosh. /Telegrafi/