Agjenti Mario Giuffredi: Hysaj do të luajë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

Prishtinë | 09 Pri 2021 | 18:54 | Nga Ekonomia Online

Agjenti Mario Giuffredi, që menaxhon Elseid Hysajn do të largohet nga Napoli, ka thënë se lojtari i tij do të luajë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Mbrojtësi i djathtë është i vendosur që të largohet flas me shumë klube që janë vënë pas tij, i fundit lideri i Serie A, Inter.

Giuffredi foli për Radio Kiss Kiss duke thënë se Hysaj, i cili ka kaluar gjashtë vjet në Napoli që nga transferimi nga Empoli në 2015, mund të përfundojë te një klub që luan në Ligën e Kampionëve.

“Ka shumë klube që po kërkojnë Hysaj. Ai ndoshta do të luajë në Ligën e Kampionëve”.

“Por është shumë herët për të thënë se ku”, deklaroi agjenti.

Mbrojtësi shqiptar që mund të luajë në të dy krahët e mbrojtjes ka shumë oferta sipas medieve italiane.

Të ngjashme