Federico Pastorello, agjenti i mbrojtësit të majtë të Juventusit, Kwadwo Asamoah, i ka takuar drejtuesit e Interit të hënën pasdite, sipas mediave italiane.
Përfaqësuesi ganez, i cili mund të luajë edhe si mesfushor, do të mbetet pa kontratë me Juventusin më 30 qershor dhe duket se klubi nuk do t’i ofrojë ripërtërije të kontratës, transmeton Gazeta Express.
Ai pritet t’i bashkohet Interit si lojtar i lirë, dhe sipas Sky Sports Italia dhe Premium Sport, agjenti i tij Pastorello ka qenë mbrëmë në qendrën stërvitore të Interit “Appiano Gentile”.
Kjo natyrisht ka ngritur spekulime se ai ka qenë atje për të diskutuar rreth Asamoah, edhe pse Pastorello nuk ka folur para gazetarëve për këtë.
Vlen të ceket se ky agjent e përfaqëson edhe Antonio Candrevan, prandaj ai mund të ketë qenë atje për të diskutuar të ardhmen e përfaqësuesit italian.