AGK dënon largmin e gazetarëve nga seanca në rastin e deputetëve të VV

Prishtinë | 20 Dhj 2017 | 12:36 | Nga

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon largimin e gazetarëve nga seanca në rastin ndaj deputetëve të Vetëvendosjes.

“Largimi i gazetarëve nga seanca është veprim i papranueshëm dhe paraqet tendencë për kufizim të mediave në raportimin për këtë proces gjyqësor”, thotë AGK.

AGK kërkon nga gjyqtari Beqir Kalludra që të tërheq këtë vendim dhe të mos ketë përsëritje në të ardhmen.

“Konsiderojmë se rasti i deputetëve paraqet interes të lartë për opinionin publik dhe kufizimi i qasjes së gazetarëve prodhon konfuzion dhe mosbesim të qytetarëve në sistemin e drejtësisë. Po ashtu Këshilli Gjyqësor i Kosovës duhet që të ngrit zërin në këtë rast duke insistuar në transparencë nga gjyqtarët dhe gjykatat”, thotë AGK.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme