Asotacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) do të bëhet me udhëheqësi të re, raporton Ekonomia Online.
Ky institucion mban Kuvendin për zgjedhjen e Kryetarit dhe Anëtarëve të Bordit të AGK-së.
Për të votuar kanë aplikuar 264 anëtarë, përderisa kandidatë për kryetar janë Arton Mulliqi dhe Xhemajl Rexha.
Ish-kryetarja e AGK-së Gentiana Begolli para se të niste votimi foli për punën dhe shpenzimet e Asociacionit.
Arton Mulliqi që synon pozitën e kryetarit, tha se para vetes ka një barrë të rëndë dhe se i ka hyrë garës për të përdorur të gjitha mekanizmat e duhur për të drejtuar Anotacionin.
“Kemi një barrë të rëndë mbi supe raportimin për plasmin e një lajmi, i hyra kësaj gare për të adresuar problemet dhe për të mbrojtur të drejtat e secilit gazetar, duke përdorur kështu të gjitha mekanizmat e duhura”, tha Mulliqi.
Xhemajl Rexha, kandidati tjetër për kryetar, tha se të gjithë bashkë mund të mbrojmë njëri-tjetrin, andaj edhe për këtë arsyeje i është futur kësaj gare.
“Duhet të jemi bashkë kundër çdo presioni, dhe jam në krye të AGK-së për të punuar dhe bashkëpunuar. Nëse më jepni besimin do jemi aty për juve”, tha Rexha.