Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kanë mbajtur ceremoninë e 13-të të ndarjes së Çmimeve për arritjet më të mira në Gazetari për temën e Varfërisë 2018.
17 tetori është Dita Ndërkombëtare për Çrrënjosjen e Varfërisë. Kjo ditë paraqet një mundësi për të vlerësuar përpjekjet dhe mundimet e njerëzve që jetojnë në varfëri, si dhe një shans që të dëgjohen shqetësimet e tyre.
Ulrika Richardson, koordinatore për zhvillim në OKB tha se gazetarët janë zëri i të varfërve, që nuk e kanë fuqinë të tregojnë para botës nevojat e tyre dhe të drejtat që edhe atyre u takojnë, por që nuk i gëzojnë.
“Ne jemi krenar dhe faleminderit që kemi partnershqip me AGK për arritjen e kësaj ngjarje vjetore është një ngjarje festive dhe ka një ton serioz. Kjo është në imazhin e 700 milionë njerëzve që jetojnë më varfëri dhe me këtë varfëria bëhet një nga sfidat më serioze dhe është gjëja me e keqe e këtij shekulli”, tha Richardson.
“Ka një progres gjatë viteve të fundit mirëpo arsyeja pse është ende kaq vështirë të ndërpritet varfëria, të çrrënjoset, është për shkak të ciklit të keq të varfërisë, njerëzit e varfër jetojnë në pjesët e margjinalizuara të shoqërisë, nuk kanë edukim si pjesa tjetër, nuk kanë qasje në shkollë, shëndetësi dhe kjo mosqasje nënkupton se ata harrohen më herët, dhe nuk shkojnë në shkolle”, tha ajo.
“Gazetarët luajnë rol të rëndësishëm sepse ka të bëj me të drejtat e njeriut, varfëria nënkupton kur u mohohet e drejta e tyre si njerëz, tirania e varfërisë është rreth nesh, e shohim edhe në Kosovë, dhe kjo është arsye se në Kosovë e dimë që ka norma të larta të varfërisë”, tha ajo.
“Gazetarizmi dhe media janë përmbajtja e demokracisë. Secili duhet ta ketë zërin, kjo është ajo çfarë gazetarët bëjnë, ju mundësoni që njerëzit që janë të varfër ju duhet kjo fytyrë dhe zë, pa juve nuk mund të presim shoqëria të jetë e barabartë me pjesën tjetër të shoqërisë“, shtoi Eichardson
Gentiana Begolli-Pustina, presidente e bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës tregoi për vështirësitë e gazetarëve në punën që bëjnë dhe tha se si AGK do vazhdoj t’i dal në ndihmë gazetarëve në mënyrë që të u krijohen kushtet dhe hapësira e mirë për ta kryer punën e tyre ashtu siç e meritojnë.
“Në gazeta dhe media tona gazetarët punojnë në kushte shumë të vështira, me orare të stërzgjatura, paga të ulta por prapë ata vazhdojnë të punojnë dhe të lajmërojnë mbi gjendjen në Kosovë dhe në shoqërinë tonë“, tha Begolli-Pustina.
“Ne të gjitha mediet e dimë që çmimi i gazetarisë për varfërinë përbën një motiv shtesë për ne të punojmë pa reshtur në luftimin e kësaj dukurie dhe problematikat për zgjatjen e kësaj gjendje në Kosovë. Pjesëmarrja e juaj në këtë aplikim dëshmon që ne duhet të vazhdojmë të kontribuojmë në këtë drejtim, që të kemi sukses”, tha ajo.
“Unë si presidente e AGK mbetem e përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve të kemi sa më shumë mundësi dhe hapësirë për luftimin e varfërisë dhe gjitha sfidave që na pamundësojnë të kemi më shumë sukses në këtë drejtim”, shtoi ajo.
Eoghan Sëeeney, drejtor global i trajnimit First Draft foli për ndikimin e medieve dhe gazetarëve në shoqëri.
“Jetojmë në një botë ku ndikohet nga media dhe rrjetet sociale dhe shumica prej juve kaloni kohë dhe audienca nuk janë të kënaqur që të na kenë neve aty dhe të u tregojmë atyre se çka është e saktë për ata dhe se çfarë ata duan”, tha Sëeeney.
“Specialiteti jonë është komunikimi, ne duhet t’i bindim ata të besojnë atë se çfarë është e drejtë”, tha ai.
“Teknologjia një nga problemet që ka sjell është shpejtësia e shpërndarjes se informatës, është shumë më e shpejtë se sa shpejtësia e edukimit, ju mundeni me qenë në pjesët më rurale dhe shpejtësia e informatës tregon se ju informoheni për atë”, tha ai.
Juria që përzgjodhi 6 çmimet fituese ishte Shaban Buza, Arben Hajradinaj, Rozafa Kelmendi, Violeta Uroshi dhe Fahredin Spahija.
Shaban Buza tha se gazetarët janë zëri dhe lajmëtari i gjitha proceseve në Kosovë që do ta qojnë Kosovën dhe shoqërinë tonë përpara.
Videotregimi më i mirë i shkurtër u zgjodh i gazetares Merita Neziri nga Klan Kosova, me temën “Policët shpëtojnë tre fëmijë në Gjilan”.
TV dokumentari më i mirë u zgjodh i gazetares Kaltrina Rexhepi-Dragusha nga RTK1 me temën “Nëna fëmij”.
Audiotregimi më i mirë u zgjodh i Majlinda Doda nga RadioKosova me temën “Varfëria dhe Migrimi”.
Fotografia më e mirë u zgjodh i Jeton Sopa nga Indeksonline.
Tregimi i shkruar më i mirë u zgjodh i Besa Kalaja dhe Leonida Molliqaj nga Preportr me temën “Mos u plak”.