Bordi i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, ka reaguar edhe njëherë ndaj gazetës “Zëri” duke njoftuar se vendimi për reagim në rastin e largimit nga puna të gazetares Senada Halimi ka qenë vendim i bordit.
Reagimi i AGK-së:
“Ia rikujtojmë gazetës “Zëri” se bordi përfaqësohet nga nëntë anëtarë.
Pjesë e bordit janë:
Shkelqim Hysenaj – Kryetar
Arsim Halili – RTK
Fidan Rama – Dukagjini
Besjana Krasniqi – RTV 21
Valdrin Krasniqi – Tribuna Channel
Beadin Syla – Zëri
Majlinda Aliu – RTK
Taulant Qenaj – KTV
Dardan Hoti – Metro
Ne e dënojmë sulmin e ulët të gazetës “Zëri” ndaj kolegut Shkëlqim Hysenaj, i cili është kryetar i AGK-së. Ne do të vazhdojmë punën tonë në shërbim të komunitetit të gazetarëve duke kërkuar respektimin e të drejtave tona. Inkurajojmë gazetën në “Zëri” që të fokusohet më shumë në respektimin e të drejtave të gazetarëve e jo në largimin e tyre nga puna si në rastin e gazetares Senada Halimi”.