Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka reaguar ndaj kërcimit që i është bërë drejtorit të Gazetës Express, Berat Buzhala, nga një person i quajtur Fitim Boshnjaku. AGK në këtë reagim ka treguar se ka marrë zotimin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës se këto kërcënime do të trajtohen me seriozitet.
Ky është reagimi i plotë i AGK-së:
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është njoftuar nga anëtari Berat Buzhala se ai ka pranuar kërcënime të vazhdueshme përmes rrjetit social Facebook. Z.Buzhala ka njoftuar AGK-në se tashme e ka raportuar rastin në polici.
Çdo lloj i kërcënimit të gazetarëve, duke përfshirë edhe ato që kryhen përmes rrjeteve sociale, paraqesin shqetësim për organizatën tonë. Duke ju referuar rastit konkret, ne presim efikasitet në hetim nga Policia e Kosovës dhe organet e tjera të drejtësisë.
Njëkohësisht konsiderojmë se me shpeshtimin e rasteve të kërcënimit të gazetarëve përmes rrjeteve sociale ka ardhur koha që Policia e Kosovës të krijoj një qasje të re në mënyrën e trajtimit të tyre.
Po ashtu ne inkurajojmë të gjithë kolegët gazetarë që, çdo herë kur pranojnë kërcënime të tilla t’i raportojnë në polici. Kohë më parë AGK-ja ka marr zotimin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës se këto kërcënime do të trajtohen me seriozitet.
Lexo edhe:
http://cs13.temp.domains/~ekonomia/nacionale/siguri/kercenohet-me-jete-drejtori-i-gazetes-express-berat-buzhala-foto/