Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës më pikëllim të thellë ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të ish-gazetarit shumë vjeçar dhe ekspertit të ekonomisë, Ibrahim Rexhepi.
Ish-gazetari Rexhepi do të kujtohet gjithmonë si një profesionist i vërtetë i gazetarisë dhe ekspert i fushës së ekonomisë, dhe se vdekja e tij e parakohshme është humbje e madhe për të gjithë komunitetin e gazetarëve në Kosovë.
Ibrahim Rexhepi u lind në Slivovë të Ferizajt. Ai studioi në Fakultetin e atëhershëm ekonomiko – juridik të Universitetit të Prishtinës. Me 1976 nisi rrugëtimin në profesionin e gazetarisë në Rilindje, ku punoi deri në ndalimin e saj, për të vazhduar në gazetën “Koha Ditore”, ku ushtroi detyrën e kolumnistit e të redaktorit të rubrikës së ekonomisë, e pastaj ishte edhe drejtues i emisionit për ekonomi në Kohavision. Rexhepi ndërroj jetë në moshën 64 vjeçare.
AGK, ju shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të ish- gazetarit Ibrahim Rexhepi.