Agnesa Vuthaj merr masa për Coronavirusin, vë maskë para se të niset për udhëtim në Evropë

Prishtinë | 25 Shk 2020 | 17:06 | Nga Ekonomia Online

Paniku i coronavirusit është përhapur gjithandej nga mediat ndërkombëtare dhe njerëzit nga mbarë bota kanë marrë masa sigurie për t’iu shmangur infektimit nga virusi në fjalë.

E duket se një gjë të tillë po e bëjnë edhe shqiptarët, tek të cilët coronavirusi nuk ka mbërritur por që po trajtohen disa raste të dyshuara në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ka qenë së fundmi modelja e njohur shqiptare Agnesa Vuthaj, ajo e cila publikoi në InstaStory një video, ku shfaqej me një maskë të zezë të vendosur në fytyrë.

“Duke u bërë gati për Evropë”, shkroi Vuthaj në mbishkrimin e këtij imazhi, duke bërë kështu të ditur se ka në plan të udhëtojë jashtë vendit.

Ndërkohë një ditë më parë, reperi Gjiko kishte ironizuar me coronavirusin duke publikuar një video në InstaStory nga Aeroporti i Milanos, ku shfaqet boshatisjen e tij si shkas i panikut të përhapur për coronavirus.

Sipas mediave të huaja, thuhet se coronavirusi ka marrë jetën e mbi 2663 njerëzve deri më tani. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme