Ministrja e Integrimit Evropian , Mimoza Ahmetaj ka thënë që çështja e Demarkacionit me Malin e Zi vazhdon të jetë kushti i vetëm për liberalizimin e vizave të cilën Kosova duhet ta plotësojë në mënyrë që qytetarët e saj të lëvizin lirshëm.
“Deri tani me vlerësimet e fundit thuhet se kemi shënuar progres dhe ajo që mbetet është çështja e Demarkacionit të plotësohet dhe t’i mbushim kriteret e kërkuara nga ne
“Momentin që qeveria vendos Demarkacioni kalon në parlament…Demarkacioni mbetet kriter që duhet plotësuar”.
Ahmetaj e ftuar në Ora e Fundit në Klan Kosova ka thënë që është rikonfirmuar edhe nga përfaqësuesit e lartë të BE-së që momentin që kalon Demarkacioni bëhet liberalizimi i vizave.
“Në takimet e vazhdueshme që kemi pasur dhe vizita e fundit e përfaqësuese së lartë, Mogherinit e ka konfirmuar që Kosova ka shënuar progres në luftimin e korrupsionit dhe krimit”.
“Ky është një kriter që në vazhdimësi duhet të luftohet jo vetëm për liberalizimin e vizave por edhe për mirëqenien e shtetit tonë dhe qytetarëve tanë”.
“Nga zotimet që përfaqësuesit e lartë është rikonfirmuar që momentin që kalon Demarkacioni”.