Ahmetaj pranon letër urimi nga zv.kryeministri belg

Prishtinë | 28 Shk 2017 | 14:41 | Nga

Ministrja për Integrim Evropian, Mimoza Ahmetaj priti sot në takim Shefin e Zyrës Belge në Kosovë Jean Louis Servais.

Gjatë takimit u diskutua për gjendjen aktuale në Kosovë, respektivisht zhvillimet më të fundit me agjendën evropiane si; avancimi me zbatimin e marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Agjendën Evropiane të Reformave, procesin e Liberalizimit të Vizave dhe programet e BE-së që tani Kosova është mjaftë e fokusuar në debat me publikun e gjerë që të përcaktohet për programet në të cilat mund të përfitoj më së miri.

Ministrja Ahmetaj theksoi vullnetin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të forcuar bashkëpunimin me Belgjiken në të mirën e zhvillimit të Kosovës dhe përfarimit të vendit me Bashkimin Evropian.

Me këtë ministrja Ahmetaj pranoi një letër urimi për marrjen e detyrës së re të Ministres së Integrimit Evropian nga zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm dhe Çështjeve Evropiane në Mbretërinë e Belgjikës,  Didier Reynders.

Në letrën e urimit zëvendëskryeministri Reynders potencon njohuritë dhe përvojën e mirë që ka marrë Ministrja Ahmetaj gjatë qëndrimit në Bruksel, përvojë të cilën e cilëson si mjaftë të vlefshme për Kosovën në këtë kohë.

Ndërsa, Shefi i Zyrës Belge në Kosovë,  Servais u interesua për proceset kyçe në të cilat është koncentruar Ministria e Integrimit Evropian dhe ofroi përkrahjen e Belgjikës për të ndihmuar në këtë proces pasi që, e sheh shumë të rëndësishëm avancimin e Kosovës në Agjendën Evropiane.

Njëkohësisht, potencoi rëndësinë e fushatës që MIE ka filluar me fushatën për informim për të rritur nivelin e njohurive të qytetarëve për të pasur një shoqëri të mirë informuar për proceset që është duke kaluar vendi.

Servais, shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Belgjikës për zgjerim të bashkëpunimit me institucionet e Kosovës për të avancuar me reformat dhe agjendën Evropiane. Belgjika beson fuqishëm në integrime tërë rajonit në Bashkimin Evropian për të ardhme më të sigurt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme