Ekonomia Online
FUNDIT

Ahmeti dhe Haxhiu kërkojnë para nga qytetarët për fushatë

Ahmeti dhe Haxhiu kërkojnë para nga qytetarët për fushatë

Lëvizja Vetëvendosje edhe për këto zgjedhje po kërkon financa nga qytetarët, për siç pretendojnë ata ndryshimin e gjendjes në Kosovë. Kësaj radhe, Shpend Ahmeti dhe Albulena Haxhiu kanë realizuar një video e cila është postuar në faqen e VV-së në Facebook. “Qytetar, ndihma dhe angazhimi yt ka ndalur shumë projekte të dëmshme për vendin, por […]

Lëvizja Vetëvendosje edhe për këto zgjedhje po kërkon financa nga qytetarët, për siç pretendojnë ata ndryshimin e gjendjes në Kosovë.
Kësaj radhe, Shpend Ahmeti dhe Albulena Haxhiu kanë realizuar një video e cila është postuar në faqen e VV-së në Facebook.

“Qytetar, ndihma dhe angazhimi yt ka ndalur shumë projekte të dëmshme për vendin, por sot mund të jesh faktori kryesor për ndryshim. Kontribuo finciarisht për ta mbështetur fushatën e Vetëvendosjes”, ka thënë në video ish-deputetja Albulena Haxhiu.

“Vetëvendosja është afër fitores, bëhu pjesë e fitores, bëhu pjesë e ndryshimit. Çdo kontribut i yti do të bëhet në mënyrë transparente. Kontribuo me zemër”, ka thënë Shpend Ahmeti.

Kjo parti e ka shfaqur edhe linkun ku qytetarët do të mund të dërgojnë para që nga pesë euro.

https://www.facebook.com/vetevendosje/videos/10154332076337000/

Të ngjashme