Pas akuzave nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje për keqpërdorim të tenderit për qumështin për fëmijë, ka reaguar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ahmeti në një përgjigje të shkurtë për Telegrafin ka thënë se do ta padit Lëvizjen Vetëvendosje për shpifje.
“Me padi për shpifje”, ka qenë përgjigjja e shkurtë e Ahmetit në pyetjen se si i komenton ai këto akuza.
Ndryshe, sot gjatë ditës në një konferencë për media, asamblisti i VV-së, në komunën e Prishtinës, Eman Rrahmani, ka akuzuar Ahmetin për dëmtim të buxhetit të Komunës për 500 mijë euro.
Ai akuzonte se tenderi për qumështin e shujtave në vitin 2014 kishte kushtuar 200 mijë euro, ndërsa i njëjti tender, me të njëjtin produkt në vitin 2017 ka kushtuar 730 mijë euro.