Ahmeti: Do të bëhet dezinfektimi i të gjitha ndërtesave të reja në Prishtinë

Prishtinë | 31 Mar 2020 | 11:58 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se do të dezinfektohen të gjitha ndërtesat e reja në kryeqytet.

Ahmeti ka lutur qytetarët që të qëndrojnë brenda banesave gjatë dezinfektimit, që do të bëhet në ditët në vijim.

“Pas përfundimit të dezinfektimit të ndërtesave kolektive të vjetra e që nuk janë në menaxhim të NPBsë, kemi marr vendim për dezinfektimin e të gjitha ndërtesave të reja në Prishtinë. Prandaj, kërkojmë mirëkuptimin e banorëve që të qëndrojnë brenda banesave gjatë dezinfektimit, që do të bëhet në ditët në vijim”, ka shkruar Ahmeti në  Facebook.

Ndryshe, deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 108 raste me COVID-19.

Të ngjashme