Ish-kryetari i Prishtinë, Shpend Ahmeti, ka kritikuar mënyrën si ministra të caktuar apo komisione brenda natës po vendosin të kufizojnë lëvizjet e qytetarëve.
Ahmeti ka theksuar se Kushtetuta parasheh rrethana drastike se kur mund të kufizohen liritë e qytetarëve. “Liria e lëvizjes është njëra prej lirive bazë”, ka shkruar ai, në Facebookun e tij.
“Duhet të përmbushen dhjetëra kushte për ti kufizuar qytetarët. Lehtësia me të cilën ministrat e caktuar apo komisionet brenda natës kufizojnë lëvizjet e qytetarëve është e papranueshme”.
“Me u çu në mëngjes e me thënë hajt po i shtojmë edhe disa orë policore edhe me vendos hajt pa asnjë dëshmi se ka funksionu dhe me na mshel edhe disa orë është keqpërdorim i përgjegjësisë të cilën e ka qeveria për me vendos gjana të tilla”.
“Krejt i kemi respektu krejt rekomandimet prej vaksinave e deri te humbjet ekonomike të bizneseve. Mirëkuptojmë por mos ja teproni. Bile arsyetoni më mirë se sa të dëgjohet çfarëdo ideje e çfarëdo anëtari të komitetit”, ka theksuar Ahmeti.
Supas tij, menaxhim të pandemisë duhet të ketë por jo menaxhim shabllon si të para disa muajve qe s’ka arsyetim e as dëshmi të suksesit.