Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, e ka quajtur “hajgare” ndihmën prej 2 milionë eurosh që Qeveria e Kosovës e ka ndarë për 156 biznese nga Programi për Rimëkëmbje Ekonomike.
Ai ka thënë se duhet vendosur edhe të shkohet në zgjedhje, me kushtin që të votohet diçka. Ai ka kërkuar që të gjendet një gjuhë e përbashkët.
“E di që ndihmës nuk duhet me i thënë jo, dhe se çdo ndihmë dikënd e ndihmon por a nuk është pak hajgare kjo punë. Pagat e Deputetëve janë më shumë se 2 milion euro, shpenzimet reprezentative janë më shumë se dy milion, shpenzimet gjyqësore janë më shumë se dy milionë, më shumë se dy milionë ju ka vjedh një njeri në thesar. E di që nuk është përgjegjësia vetëm e qeverisë por aman gjene një gjuhë të përbashkët, qoftë edhe emëruesin më të vogël”, ka shkruar ai.