Ahmeti: Kemi pritur numër më të madh të rasteve me Coronavirus

Prishtinë | 10 Qer 2020 | 18:55 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook ka thënë se kanë pritur edhe më shumë raste me COVID-19 në Komunën e Prishtinës.

Nga 29 raste pozitive sot në Kosovë, 13 prej tyre janë nga Komuna e Prishtinës.

“29 raste të reja e 13 raste në Prishtinë. E pritshme. Pas 10 rasteve të reja të dielën këto tre ditë janë testuar mbi 200 kontakte të këtyre personave. Testimet janë bërë tre ditë rresht dhe realisht kemi pritur numër edhe më të madh. Tani vetizolim dhe ndalesë e përhapjes”, ka shkruar Ahmeti

29 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Ai ka shtuar se pozitiv është fakti se nuk ka të infektuar fëmijë të çerdheve.

“Lajm i mirë, që fëmijët e çerdheve janë testuar negativ. Kjo na lejon që çerdhet Lulevera dhe Buzëqeshja të rihapen pa klasët e testuara. Situata është e menaxhueshme. Ju lutemi për distancë dhe maska”, ka shkruar ai.

Të ngjashme