Ahmeti kërkon largimin e Listës Serbe nga ministritë që i ka marrë

Prishtinë | 22 Dhj 2018 | 20:13 | Nga Ekonomia Online

Partia SocialDemokrate e Kosovës ka disa kërkesa për qeverinë për votimin e dytë për buxhetin e Kosovës.

Kryetari i këtij subjekti, Shpend Ahmeti, ka thënë se PSD ka kërkesa të cilat duhet të plotësohen nëse qeveria dëshiron që të votojnë në votimin e dytë për buxhetin 2019.

Ahmeti ka thënë se pagat e punëtorëve duhet të rriten, duhet largimi i ministrit Rikallo dhe ka kërkuar largimin e Listës Serbe nga tre ministritë e ndara për të nga qeveria e Kosovës, si pjesë e koalicionit qeverisës.

Ministritë që ka aktualisht Lista Serbe janë Ministria e Administrimit Lokal, ajo për Kthim dhe Komunitete dhe ajo e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ministri të cilën e udhëheq pikërisht Nenad Rikalo.

Të ngjashme