Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar zhvillimet e fundit, për atë se kush janë deputetët që do ta votojë koalicionin PAN për formimin e Qeverisë.
Më poshtë shkrimi i plotë i Ahmetit:
Dalin thonë që Teuta Rugova do ta votojë PANin për qeveri!
Teuta Rugova thotë se nuk voton ndryshe nga LDK!
LDK thotë se nuk e voton!
Dalin thonë se Labinot Tahiri do ta votojë PANin!
Labi thotë se nuk voton ndryshe nga AKR
AKR thotë se nuk e voton!
Mjegullinë koti po krijojnë për të krijuar ndjenjën e krizës e seancën nuk e thirrin. Është e qartë që po blejnë kohë, por jo edhe gjatë.