Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se komuna që ai udhëheq deri tani ka paguar rreth 1 milion euro për qytetarët e saj të infektuar me COVID-19.
Ai ka thënë se 50 euro i janë ndarë secilit qytetar nën moshën 65 vjeç, ndërsa 100 euro për pensionistët.
“Deri më sot, Komuna e Prishtinës ka paguar rreth 1 milion euro për qytetarët e saj të prekur nga Covid për shpenzimet mjekësore – 50 për secilin qytetar nën 65, 100 për pensionistet. Rreth 20 mijë qytetarë!:”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social Facebook.