I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në llogarinë e tij një Facebook, ka thënë se kërkesa e punëtorëve të Komunës së Prishtinës, të cilët kërkojnë ngritje pagash, duhet të drejtohet në Qeveri e Kuvend e jo në Komunën që ai e drejton.
Njoftimi i plotë
Punëtorët e Komunës së Prishtinës sot kanë organizuar grevë të përgjithshme duke kërkuar rritje të pagave. Komuna e Prishtinës nuk i përcakton nivelin e pagave prandaj këto kërkesa janë të drejtuara te qeveria dhe te Kuvendi i Republikës së Kosovës.
Deputetja e PSD, Shqipe Pantina, si anëtare e komisionit ka kërkuar që Komuna e Prishtinës të dallohet nga niveli i komunave tjera me paga, për shkak të statusit të veçantë si kryeqytet, por edhe për shkak të vëllimit të punëve që është shumë më i lartë në krahasim me komunat e tjera, në çdo fushë.
Kërkesa e deputetes Pantina ka qenë që komuna e Prishtinës të trajtohet sikurse një ministri. Për porpozimin e PSD kanë votuar Shqipe Pantina dhe Rasim Selmanaj (AAK). Kundër kanë qenë të gjithë të tjerët, përfshi PDK, LDK (Arban Abrashi e Imet Rrahmani) e po ashtu edhe LVV (Valon Ramadani).