Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se hapja e çerdheve në kryeqytet do të bëhet të hënën që vjen.
“Vendimi i fundit i Qeverisë e delegon kompetencën për hapjen e kopshteve te komunat. Komuna e Prishtinës i menaxhon 8 kopshte publike dhe 9 kopshte me bazë në komunitet, duke përfshirë SOS kopshtin”, është shprehur Ahmeti
“Këto kopshte do të hapen të Hënën, 10 Gusht, duke zbatuar udhëzimin e hartuar nga MASHT dhe protokollin e hartuar nga Komuna e Prishtinës në mënyrë që të mbrohet shëndeti i fëmijëve e punonjësve dhe parandalohet përhapja e COVID-19”.