Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka marrë pjesë në shënimin e Ditës Botërore të Tokës.
Ai para gazetarëve ka thënë se Prishtina këtë vit do të mbjell rreth një milion lule, raporton Ekonomia Online.
“Sot është 22 prilli Dita e Tokës, vit jubilar se është 50 vjetori prej kur ka filluar të shënohet. Kemi dashur të tregojmë se nuk do ta harrojmë këtë që është pjesë e rëndësishme për të ardhmen, edhe për luftimin e pandemive në të ardhme”.
“Nëse ka fat në fatkeqësie e kemi vërejtur që muret e banesës nuk mjaftojnë për një jetë normale, duhet kërkuar shoqëri dhe ta ruajmë atë që është e përbashkët. Nuk e kemi ruajtur të përbashkëtën”.
“Sivjet i mbjellim 1 milion lule, sepse i kultivojmë vet dhe 5 mijë fidane drunj në këtë sezon. Nëse kemi vështirësi buxhetore do të hjeqim asfalt e jo drunj sepse janë më të shëndetshme”, ka thënë Ahmeti.
Kryetari Ahmeti ka falënderuar punëtorët e ndërmarrjes Hortikultura të cilët po punojnë edhe në këto kushte.
Drejtori i Hortikulturës Isak Rakovica tha se me kontratat që i kanë me komunën e prishtinës po arrinë të sigurojnë pagat dhe të realizojnë planin për mbjelljet e planifikuara.