Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka porositur qytetarët që të reduktojnë në maksimum lëvizjet me makina.
“Duke filluar nga tani e gjithë vikendin, temperaturat do të jenë shumë të ulëta prej -11 sonte, -19 nesër e premte e deri në -21 të shtunën. Të reshurat sonte 12 cm borë”, shkruan Ahmeti në Facebook.
“Ju lusim që të reduktoni lëvizjet me makina dhe për çdo emergjencë lajmëroni në 080012233, 080012244, dhe 080012255”, ka shtuar ai.