Sheshi “Adem Jashari” në kryeqytet brenda katër vjetësh do të rikonstrukturohet, ashtu si shkallët e “Arbërisë” që do rindërtohen, tha Shpend Ahmeti kur prezantoi projektet kapitale në sheshin “Skënderbeu”.
Ai po ashtu tha se në këtë shesh do jetë edhe salla koncertale e kryeqytetit, e të gjitha këto projekte kapitale të prezantuara Ahmeti premtoi se do i nisë së realizuari brenda mandatit katërvjeçar.