Analisti Xhevdet Pozhari është kapur në Facebook me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, pasi ky i fundit kritikoi menaxhimin me pandeminë dhe procesin e vaksinimit. Në replika, Ahmeti ka paralajmëruar se mund ta bëjë Pozharin që ta mbyll llogarinë në Facebook, ndërsa Pozhari me gjuhë të ulët e ka quajtur Ahmetin “Buçko” (njeri në mbipeshë me fytyrë të mbushur).
Pozhari fillimisht i reagoi Ahmetit, duke i thënë se po të ishte në vend të tij, do të ishte frikësuar.
“Dje Dardan Sejdiu: Qeveria ka dështuar në vaksinim. Sot, Shpend Ahmeti “copy-paste”.A po tuti që Arbeni ka me i gjet dallaveret kur të vjen në Komunë? Valla me qenë në vend të juaj edhe unë isha tut! Bile, kisha shku me punu natë e ditë në shtab të Përparimit apo të Uranit me punu, me ymytin se mos naj sen po ndryshon. 😃 Tik, tak. Tik, tak…”, shkroi Pozhari.
Në kundërpërgjigjje, Ahmeti e paralajmëroi Pozharin se mund ta bëjë që ai ta mbyll llogarinë e tij në Facebook. Kryetari i Prishtinës e pyeti Pozharin nëse po dëshiron t’i fajësojë viktimat e Covidit duke e mbrojtur ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia. Ia përmendi edhe postimin skandaloz për rastin e vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj, ku Pozhari zgjodhi të jepte këshilla për vajzat.
“Hala po fol ti a? Ma se të boj me mshel facebookun 😂! Nuk isha marr me ty kurrë, po po du me të distancu ty e llojin tënd prej vv se sbesoj se lejojnë kësi përfaqësimi. Qysh e fajësove viktimen ne Ferizaj, mos po don tash mi fajësu 32 viktimat sot qe s’janë vaksinu dhe që se kanë kqyr gomarin. Qysh ke thene vetë, Albini flet mrekulli, budallenjtë budallaki. Ishalla nuk të merr Arbeni ne shtab përkunder intervencave, se boll po munohesh, e qateherë përnime gëzohen shtabet tjera. Arbeni ne kabinet vetëm udhëzime mundet me gjet! E mirë se vjen kushdo që fiton!
P.s. E para dhe e fundit me ty dhe për ty në facebook”, shkroi Ahmeti.
Në replikë, Pozhari i është drejtuar Ahmetit me gjuhë të ulët, duke e përqeshur për fizikun. Ai e ka quajtur “buçko”, kryetarin e kryeqytetit, ndërsa i ka thënë “Hajt tash mos më pengo se kam me i dhanë disa intervista”.
200 milionë “evlla”. Firmë e themeluar një ditë para shpalljes së tenderit. Ki avancu, Shpend. Ramushi veç 43 milionë!
Xhevdeti s’të ka faj o Shpend që të ka përkrahë me shpresën që ke me qenë ndryshe, siç kanë shpresuar krejt ata që të kanë votuar. Edhe ka punu për 360 euro, 15 orë në ditë. Ke qenë dhe mbetesh dembel, pranoje. Bucko.
Hajt tash mos më pengo se kam me i dhanë disa intervista. Përndryshe, qe një kompliment mu ndje i qetë: Bukur i kishit ngjyrosur stacionet e pritjes së autobusëve. Problemin e trafikut nuk e zgjidhe, por shëndosh. Tetë vjet ndoshta nuk kanë mjaftuar.