Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se numri i shërbimeve shëndetësore që kryhet në kryeqytet, ka kaluar dyfishin në raport me vitin 2013.
Në gjithë komunën siç ka thënë ai aktualisht kryhen 1.2 milion shërbime shëndetësore.
Ahmeti ka thënë më tej që 85 për qind e pacientëve që kërkojnë ndihmë në qendrat e mjekësisë familjare shërohen aty.
“Prej vitit 2013, shëndetësia në Prishtinë ka shënuar rritje të dukshme në cilësi. Numri i shërbimeve ka kaluar dyfishin dhe tani arrin 1.2 Milion shërbime shëndetësore”.
“Referimi në ShSKUK (Shërbimi Spitalor i Klinikës Universitare të Kosovës) është më pak se 15 për qind. Pra, më shumë se 85 për qind të pacientëve që vijnë në QMFtë tona shërohen në QMFtë tona që është shifër rekorde për shëndetësinë primare”, ka shkruar ai në Facebook.