Edhe Sheshi “Skënderbeu” në Shkup, ishte nikoqir i shënimit të datës së madhe të për nderë të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.
Para shtatores së Skënderbeut në Shkup, morën pjesë shumë figura të rëndësishme të jetës politike dhe shoqërore të Maqedonisë, në mesin e tyre edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.
“Sot fillojnë ditët e shënimit të 550-vjetorit të shënimit të vdekjes së heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Kjo figurë ka qenë frymëzim për të gjithë popujt e shtypur dhe mbetet figura qendrore dhe më emblematike për të gjithë popujt liridashës.”
“Me krenari sot këtë figurë të madhe e përkujtojmë, përkundër asaj që pushtuesit e ndryshëm kanë bërë përpjekje që veprat e këtij burri të madha të shlyhen, dhe të vendosin sundimet e tyre gjakatare mbi këto treva. Kjo figurë ndër vite është përkujtuar nga shumë artistë, muzicientë, politikanë, e shumë figura tjera”, tha kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.