Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje, në debatin televiziv në Klan Kosova, ka thënë se me rezultatet e sotme të cilat i vunë qytetarët e Kosovës, është bërë revolucion.
Ahmeti tutje ka thënë se si subjekt partiak janë rritur për 130% të saj, transmeton Klan Kosova.
”Tashmë po vijë me Molliqajn nga numërimi i votave, kemi përfunduar mbi 70% të votave. Ne jemi të parët bindshëm në Prishtinë, Mitrovicë, Ferizaj, Dardanë, kemi fituar krejt Anamoravën. Tash me 37% tre parti PDK-AAK-Nisma bashkë diku i bojnë 270 mijë vota”.
”PDK AAK Nisma nuk mundet me bë qeverinë. Vetëvendosje është subjekti i parë, e nuk ka subjekt që e kalon as PDK. A e dini cfarë revolucioni ka ndodhur në Kosovë, u kry me këta”.
”Vet kemi dal në zgjedhje e jemi kritiku e vet kemi dal para LDK e AAK. Tashmë diskursi politik është vendos, unë besoj që edhe këto diskutime paszgjedhore, ne do jemi akteri kryesor”.