Ahmeti: Ta luftojmë bashkë këtë pandemi duke mirëmbajtur rrugët e pastërta

Prishtinë | 27 Mar 2020 | 13:31 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës, me kërkesë të Komitetit e Emergjencës Shëndetësore, ka marrë iniciativën për të pastruar rrugët që qojnë te Konviktet në Qendrën e Studentëve.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në një postim në faqen e tij në Facebook, ka thënë se sa herë të ketë nevojë do të pastrojnë dhe mirëmbajnë këto rrugë.

Konviktet në Qendrën e Studentëve janë shëndrruar në karantinë për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Ai ka ftuar edhe një herë qytetarët të rrinë në shtëpi. “Bashkë mund të e luftojmë këtë pandemi Të lutem #rriNshpi“.

Fotografia e Shpend A. Ahmeti
Image may contain: one or more people, people standing and outdoor

Të ngjashme