Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se deklaratat e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit dhe të tjerëve nga PDK që i kanë bërë mbrëmë ia kanë kujtuar Gruevskin dhe Maqedoninë.
“Republika parlamentare dhe demokracia janë të njëjta gjithandej, shumica është shumicë. Kush i ka 61 deputetë e formon qeverinë”.
“Këtë në Maqedoni edhe në Kosovë e kanë konfirmuar edhe BE edhe SHBA. Shtoja kësaj edhe legjitimitetin politik që në Kosovë shumica e njerëzve votuan për ndryshim. Koha kur keni kërcënuar e shantazhuar të tjerët ka kaluar”, ka shkruar ai në Facebook.