Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se kandidatët për kryetar të kryeqytetit po keqinformojnë në lidhje me Planin Zhvillimor të Komunës.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Ahmeti ka numëruar disa nga keqinformimet që ai vlerëson se janë bërë nga kandidatët për kryetar të Prishtinës.
Postimi i plotë:
Këto ditë janë thënë shumë të pavërteta dhe janë shpallur fitore të paqena në lidhje me Planin Zhvillimor të Komunës – edhe nga kandidatë për kryetarë të Prishtinës. Këto kanë shpërfaq edhe mosdije – ose keqinformim të qëllimshëm të tyre. nuk jam deklaruar shumë rreth kësaj çështje sepse kam tentuar dhe do të tentoj të mos ndikoj në garën për kryetar. Megjithatë lufta për këtë post nuk mund të bëhet në kurriz timin dhe njerëzve që kanë punuar shumë në këtë dokument.
Këtu do t’i shpjegoj disa nga keqinformimet që janë bërë.
Plani Zhvillimor Komunal është dokument i paraparë me Ligjin për Planifikim të vitit 2013. Ndryshimi kryesor që ka qene në ligjin e vitit 2013 është që komunat më nuk kanë Plan Zhvillimor Urban i cili zëvendësohet me Hartë Zonale, e cila përcakton parametrat e ndërtimeve dhe pastaj Planet rregullative që kanë qenë kërkeë në të kaluarën zëvendësohen me PLane Rregullkative të Hollësishme vetëm në vendet ku Harta Zonale nuk është mjaft e qartë.
Pra PZHK është dokument që i vëndon kornizat jo vetëm urbanistike por edhe zhvillimore, ekonomike etj ejt, që ndërlidhen. Shërben si udhërrëfyes për hartën Zonale e cila i ka detajet dhe përcakton dukjen e lagjeve, dhe parametrat e tjerë urbanistik. Pra PZHU është si kushtetutë, Harta Zonale është si Ligj, dhe Planet Rregullatve të Hollësishme si Udhëzime Administrative. Pra ka hierarki.
Në ligjin e vitit 2013, është kërkuar që brenda 15 muajve të hartohet harta zonale. Por udhëzimi administrativ se si të bëhet kjo është bërë vetëm në vitin 2018. Tani i përgjigjem secilit keqinformim.
PZHK po kalohet në fund të mandatit shpejtë e shpejtë – e pavërtetë – PZHK nuk mund të kalohet shpejtë e shpejtë. ka hapa ligjor të cilat zgasin minimum 15 muaj. Në komunën e Prihstinës ka filluar që 18 muaj
PZHK ska pas diskutim publik – e pavërtetë. Mbi 50 diskutime janë bërë dhe ka incizime nga secili diskutim. Me zorr smund ta sjellim cdo qytetar. POr e vërteta më e madhe është se PZHK ende ska dal në diskutimin publik kryesor.
Me kali të PZHK po i pamundësohet mandatit të ardhshëm të ketë ndikim – PZHK është dokument 8 vjecar. Edhe po ta kalonim ne vitin e parë 2018 prapë do ta kalonte krejt mandatin e ardhshem. EDhe po ta kalon Kuvendi i ardhshem prape e kalon mandatin e vitetve 2025-2029. Ligji psh ndalon kalimin e pronave ne 6 muajt e fundit por jo edhe dokumentet strategjike sepse ska kuptim.
Janë ndal interesat ekonomik me koeficientë – disa lagje kanë mbet njejtë me koeficientë të njejtë. PZHK nuk cakton koeficientë e as parametra të ndërtimit – ajo do të bëhet në mandatin e ardhshëm. Pra në qoftë se ka dicka të tillë asnjë koment nga askush se kemi për këtë punë.
u ndal PZHK – u votua kundër – e pavërtetë. Atë ditë ka qenë në votë lënia në diskutim publik – dhe u votua heqja nga rendi i ditës. PZHK nuk mudn të ndalet. Tashmë është dorëzuar në ministri dhe kushdo që vazhdon ka me vazhdu në këtë pikë. Ata që thonin nuk ka gjithpërfshirje votuan kundër diskutimit publik. Votimi i PZHKsë vjen pas 30 ditëve të diskutimit publik dhe komisionit që i shqyrton cdo koment të cdo qytetari. Po ashtu edhe komentet e ministrisë do të përcaktojnë edhe ndryshimet e tjera. Pra edhe kështu votimi i PZHKsë do të vinte sipas të gjitha gjasave në mandatin tjetër.
Edhe më tutje nuk kemi marr asnjë koment nga asnjë asambleist që ka votuar kundër – në përmbajtje të dokumentit. ASnjë ide se si duhet të bëhet, asnjë rekomandim për vizionin e tyre. por edhe më keq po injorohet qytetari. Ka mijëra qytetarë që presin zgjidhjen për tokat e tyre, të cilat duhet të presin hartën zonale, e cila vjen pas PZHKsë.
pra, në këtë rast vetëm bëhet shtyerje 6 mujore e procesit, e cila bash asnjë përfitues nuk e ka por vetëm humbës e vonesë. Edhe unaza e qytetit e cila është dorezuar si dizajn nga kompania daneze svetcho tash duhet të pret edhe më shumë.
Për krejt këto kushdo nga kandidatët apo asambleistët që don të debatojë, jemi të gatshëm. Nuk duam të ju shkaktojmë dëme në fushatë por nuk do të lejojmë dëme për neve për “fitore” të tyre të rrejshme në facebook. Tashmë disa i kanë refuzuar. Ndoshta me arsye!