Nga muaji janar dhe dhjetor do të nis instalimi i matësve të ngrohjes qendrore në ekonomitë familjare të Prishtinës.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ahmeti tha se klientët e Termokosit do të kenë mundësinë të kontrollojnë ngrohjen dhe do të paguajnë aq sa harxhojnë.
“Sot nënshkruam marrëveshjen me MCC për matësit e ngrohjes që si bashkëfinancim arrin shifrën rreth 10 milion Euro. Në dhjetor/janar fillon instalimi i matësve në ekonomitë familjare. Klientët e Termokos do të kenë mundësinë të kontrollojnë ngrohjen dhe do të paguajnë aq sa harxhojnë. Kjo mundëson kursimin e 25 përqind të kapaciteteve dhe kyçje të reja”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.
Ai tha se falënderon në emër të Prishtinës MCC, Qeverinë dhe Popullin Amerikan për ndihmën e cila sipas tij direkt ndikon në cilësinë e jetës së Prishtinasve.