Fillon studimi i fizibilitetit për ngrohjen qendrore në Komunën e Drenasit

Drenas | 27 Tet 2017 | 15:11 | Nga

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim përfaqësuesit e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe përfaqësues të GIZ-it me të cilët ka biseduar për fillimin e termave të referencës në studimin e fizibilitetit për ngrohjen qendrore për Komunën e Drenasit e cila do të bëhet me koogjenerim të ujit të ngrohtë që krijohet nga shkritorja e ndërmarrjes së “Ferronikelit”.

Eksperti nga organizata gjermane GIZ, Bernd Brandle, gjatë takimit tha se “ky projekt është në prioritet të lartë për Komunën e Drenasit, andaj ne jemi këtu për të marr të dhënat e nevojshme të cilat do të na mundësojnë hartimin e termave të referencës për fillimin e fizibilitetit për projektin e ngrohjes qendrore”. Ai po ashtu ka shtuar se GIZ është e gatshme të hartoj këto terma të referencës dhe vlerësoi se ky projekt është mjaft i qëndrueshëm dhe me një rendësi të veçantë për Komunën e Drenasit.

Miftar Nika zyrtar i lartë në Divizionin për energji të ripertëristhme në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, theksoi që kjo ministri do të jetë në përkrahje me ekspert dhe të dhëna për hartimin e termave të referencës dhe mundësinë e gjetjes së donatorëve për hartimin e këtij studimi të fizibiliteti.

Kryetari Lladrvoci ka falënderuar të pranishmit dhe ka shtuar se Komuna e Drenasit ka shpallur si prioritet realizimin e këtij projekti dhe për fillim ka ndarë mjete në vlerën prej 5 mijë euro për vitin e ardhshëm që do të dedikohen për fillimin e hartimit të planit të fizibilitetit. Lladrovci ka shtuar se Komuna është e gatshme të bashkëpunoj me të gjithë akterët për të realizuar këtë projekt i cili është ne shërbim të qytetarëve dhe për këtë qëllim Komuna do të formojë grupin punues nga ekspertet komunal të cilët do të ndihmojnë në mbledhjen e të dhënave të nevojshme nga të gjithë sektorët dhe t’i përcjellin ekspertit për hartim të termave të referencës dhe fizibilitetit të ngrohjes qendrore. Lladrvoci po ashtu ka kërkuar nga Ministria që të gjejë fonde për realizimin e këtij projekti, por ka shtuar se nuk do të ndalet së kërkuari nga donatorë të jashtëm për të financuar këtë projekt.

Në fund të takimit është mbetur që ditëve në vijim, grupi punues i komunës të takohet me ekspertet të tjerë që do të merren me këtë projekt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme