Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka votuar në Qendrën e votimit në Shkollën “Faik Konica” në Prishtinë.
Ai ka thënë se është ditë e mirë sot dhe se qytetarët kanë interesim të madh për të votuar, raporton Ekonomia Online.
Ahmeti ka theksuar se sa më shumë qytetarë që votojnë, aq më shumë do ketë mundësi ndryshimi.