Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherit bashkëthemelues i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë, përmes një shkrimi të bërë në llogarinë Facebook ka thënë se qeveria e re, posa të krijohet, urgjentisht duhet që të vazhdoj punën me rregullimin juridik të shërbimit të zjarrëfikjes dhe shpëtimit, aty ku ka mbetë.
“Pra, që zjarrfikësit të kalojnë komplet me detyra dhe përgjegjësi në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, dhe atë si forcë nacionale, e gatshme të intervenojë për të ofruar siguri kudo që ka nevojë.
Institucionet e Kosovës duhet që të qartësojnë shpejt dhe saktë zgjidhjen e kërkesave të zjarrfikësve shpëtues. Lirisht mundë të themi se që nga pas lufta e deri me tash, të gjitha qeveritë, pa dallim, kanë dështuar ta bëjnë një gjë të tillë”, ka shkruar Ahmeti.
Ai tutje ka thënë se nuk guxojmë të rrezikojmë me këtë institucion të rëndësishëm të sigurisë. As nuk duhet të detyrohen zjarrfikësit të hynë në grevë./Indeksonline/