Deputetja Aida Dërguti ishte arsyeja që filluan konfliktet brenda në Lëvizjen Vetëvendosje, pas një mesazhi të shpërndarë nëpër medie.
Sot në mbledhjen e Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të Lëvizjes, të pranishëm ishin edhe të dorëhequrit, madje edhe Dardan Molliqaj, i cili doli haptas kundër Albin Kurtit.
Por, në këtë takim, e pranishme nuk është Aida Dërguti e as Faton Topalli, po ashtu i dorëhequr nga funksionet tjera në VV.
Albin Kurti, pas një vale dorëheqjesh bëri thirrje që të dorëhequrit të kthehen në Kryesi.