Qeverisja e Besianës ndër vite ka sjellur vetëm varfëri e mjerim dhe ka mbijetuar falë rrjetëzimit të korrupsionit e nepotizmit tek disa klane të caktuara. Mendësia e tillë klanore e ka penguar zhvillimin dhe përparimin, e parelelisht me këtë e ka rritur dëshpërimin dhe e ka humbur shpresën e qytetarëve.
Janë qindra probleme që e rëndojnë jetën e qytetarëve, e të cilat duan zgjidhje. Zgjidhja e tyre është e pamundur pa ndërrimin e mendësisë qeverisëse aktuale, e cila mbahet nga servilizmi dhe promovon shpërfilljen.
Lëvizja VETËVENDOSJE! është e vetmja forcë politike që mund të sjellë mendësi të re qeverisëse, bashkangjitur me të cilën edhe zgjidhjen e problemeve të këtij qyteti.
Ajet Potera me ekipin e tij tashmë kanë listuar 25 problemet që duan zgjidhje urgjente dhe kanë përgatitur 25 zotimet që mundësojnë tejkalimin e gjendjes së rëndë. Këto zotime u prezantuan, ndër të cilat: shujta për nxënësit e klasave I-V dhe vizita sistematike shëndetësore; program i punësimit sezonal për të rinjtë nga familjet me asistencë sociale; E-Rekrutim dhe E-Kiosku; ridestinim i objektit aktual të Komunës për bibliotekën, muzeun dhe galerinë e qytetit; ndërtim i shesheve të qytetit dhe vendosja e shtatoreve të dëshmorëve rritja e subvencioneve në bujqësi, blegtori dhe bletari, si dhe këshillim profesional për bujqit në terren.
25 Zotimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për Komunën e Besianës
- Proces transparent i përzgjedhjes së mësimdhënësve.
- Çdo shkollë me kabinete dhe laboratorë (Kimi, Fizikë, Biologji) dhe biblioteka me kënde leximi.
- Investim në pajisje shkollore për të lehtësuar çantat e fëmijëve.
- Shujta për nxënësit e klasave I-V dhe vizita sistematike shëndetësore.
- Hapja e çerdheve të reja, ndërtimi i shkollave të reja.
- Shërbime shëndetësore me cilësi, rend dhe rregull. Qendra të Mjekësisë Familjare me insfrastrukturë sipas standardeve, furnizimi me pajisje dhe materiale të nevojshme shëndetësore.
- Për çdo fëmijë të porsalindur do të ketë mbështetje nga 100 € për nënën.
- Ndërtimi i parqeve të reja dhe kënde të lojërave për fëmijë.
- Program i punësimit sezonal për të rinjtë nga familjet me asistencë sociale.
- Rritja e subvencioneve në bujqësi, blegtori dhe bletari. Këshillim profesional për bujqit në terren.
- Treg bashkëkohor në një vend të përshtatshëm për prodhuesit vendor të Komunës.
- Administratë publike profesionale, e paanshme, e ndershme, e përgjegjshme dhe në respektim të procedurave dhe ligjit.
- Shërbime inovative dhe të dixhitalizuara për kërkesat dhe dokumentet e qytetarëve.
- E-Rekrutimi – aplikimi dhe rekrutimi transparent për çdo pozitë pune të lirë në Komunë.
- E-Kiosku – qytetarët mund të pajisen me disa lloje të çertifikatave 24 orë dhe rritja e numrit të sporteleve për çdo shërbim brenda Komunës.
- Themelimi dhe funksionalizimi i bashkësive lokale me shërbime për banorët.
- Ndalimi i ndërtimeve pa leje dhe ruajtja e tokës bujqësore.
- Plani i mobilitetit për qytetin (rrugë me standarde me trotuarë të liruara, ndriçim publik, shtigje dhe vende për biçikleta).
- Organizimi dhe funksionaizimi i trafikut urban e ndërurban, si dhe ndërtimi i stacionit të autobusëve.
- Ndërtimi i shtëpisë të kulturës, funksionalizimi i arkivit dhe kinemasë.
- Ridestinimi i objektit aktual të Komunës për bibliotekën, muzeun dhe galerinë e qytetit.
- Subvencionim dhe mbështetje për projektet kulturore, organizatat e të rinjve dhe klubeve sportive në mënyrë të drejtë dhe transparente.
- Ndërtimi i qendrave rekreative sportive.
- Ndërtimi i shesheve të qytetit dhe vendosja e shtatoreve të dëshmorëve.
- Kujdes institucional për varrezat.