Ekonomia Online
FUNDIT

Ajeti ka gjetur veten në Skoci, po shënon në secilën ndeshje kampionale

Ajeti ka gjetur veten në Skoci, po shënon në secilën ndeshje kampionale

Në tri ndeshje në kampionatin e Skocisë, Albian Ajeti ka shënuar tri gola. Reprezentuesi i Zvicrës ka gjetur veten te Celticu, pas vështirësive që kishte te West Hami në Angli. Ajeti 23-vjeçar të shtunën startoi për herë të parë te Celticu. Realizoi njërin gol në fitoren 5:0 ndaj Ross Countyt. Ai luajti 61 minuta, por […]

Në tri ndeshje në kampionatin e Skocisë, Albian Ajeti ka shënuar tri gola. Reprezentuesi i Zvicrës ka gjetur veten te Celticu, pas vështirësive që kishte te West Hami në Angli.

Ajeti 23-vjeçar të shtunën startoi për herë të parë te Celticu. Realizoi njërin gol në fitoren 5:0 ndaj Ross Countyt. Ai luajti 61 minuta, por vazhdoi serinë impresive.

Ai ka edhe dy ndeshje në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, në të cilat nuk ka shënuar.

Trajneri i Celticut, Neil Lennon ka lavdëruar Ajetin për efikasitetin që po shfaq.

Të ngjashme