Mesfushori Almir Ajzeraj është transferuar te kampioni i Shqipërisë, Skënderbeu.
Te klubi korçar, ai është prezantuar të hënën. Lojtari është shprehur i lumtur që nga radhët e Flamurtarit të Prishtinës ka arritur të bëhet pjesë e Skënderbeut, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Është hap i madh dhe nder të jem pjesë e klubit më të madh shqiptar. Besoj në organizimin e klubit. Skënderbeu ka lojtarë dhe një staf të mirë dhe për mua përshtypjet e para janë të mira. Kam besim të madh te kryesia e klubit dhe e di që synimet janë si vendi i parë ashtu edhe triumfi në Kupë. Besoj se tifozët do të festojnë bashkë me ne edhe shumë trofe”, ka thënë Ajzeraj gjatë prezantimit.
Ajzeraj është reprezentues i ekipit U-21 të Kosovës.